Zehra Ulucak
02 Qershor 2020•Përditësim: 03 Qershor 2020
Së paku 20 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së tokës në shtetin federal indian Assam, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton NDTV, shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitjen e tokës në tre pjesë të ndryshme të luginës Barak.
Burimet lokale pohojnë se si pasojë e rrëshqitjes së tokës në Cachar dhe Hailakandi humbën jetën nga 7 persona, ndërsa në Karimganju humbën jetën 6 persona.
Shirat e dendur në Assam kanë rrezikuar 372.000 banorë të këtij rajoni, ndërsa burimet lokale lajmërojnë se situata më rëndë është në Goalpari.