Gamze Türkoğlu Oğuz
09 Nëntor 2017•Përditësim: 10 Nëntor 2017
ANCHORAGE (AA) – Anulohen fluturimet në veri të Alaskës, pasi ka filluar të hedhë hi vullkani në Gadishullin Kamçatka të Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dave Schneider nga Pika e Vëzhgimit të Vullkaneve, njoftoi se vullkani Shiveluch i Gadishullit Kamçatka është aktivizuar të martën dhe ka filluar që të hedhë hi në lartësi rreth 8 mijë metra.
Hiri i hedhur nga vullkan, ka arritur në veri të Alaskës, kurse zëdhënësi i kompanisë ajrore Ravn Alaska, William Walsh, tha se janë anuluar fluturimet në Kotzebue dhe Deadhorse. Vullkani Sheveluch ndodhet 2 mijë e 172 kilometra në jugperëndim të qytetit Kotzebue të Alaskës.
Zyrtarët njoftojnë se hiri i cili arrin në lartësi mbi 6 mijë e 100 metra, po kërcënon trafikun ajror.