Elena Teslova
28 korrik 2026•Përditësim: 28 korrik 2026
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Georgy Borisenko, u takua në Moskë me ambasadorin e Koresë së Veriut, Sin Hong Chol, për të diskutuar çështjet aktuale të bashkëpunimit dypalësh, njoftoi Ministria e Jashtme ruse, transmeton Anadolu.
Ministria tha se të dyja palët shqyrtuan "çështjet aktuale të bashkëpunimit ruso-korean" gjatë takimit, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Moska dhe Pheniani kanë zgjeruar ndjeshëm marrëdhëniet politike, ushtarake dhe ekonomike gjatë dy viteve të fundit, pas nënshkrimit të Traktatit të Partneritetit Strategjik Gjithëpërfshirës në qershor të vitit 2024.