Diyar Güldoğan
06 Prill 2017•Përditësim: 06 Prill 2017
ANKARA (AA) – Moska është "thellësisht" e shqetësuar për shkak të konfliktit të vazhdueshëm mes Izraelit dhe Palestinës, bëri të ditur Ministria e Jashtme ruse, raporton Anadolu Agency (AA).
"Palestina dhe Izraeli nuk kanë mbajtur negociata politike për gati tre vjet, dhe situata në terren është përkeqësuar", tha MPJ e Rusisë në një njoftim.