Diyar Güldoğan
20 Korrik 2017•Përditësim: 20 Korrik 2017
ANKARA (AA) - Kremlini të enjten mohoi takimin "sekret" midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përgënjestrimi vjen pas raportimeve në SHBA se dy udhëheqësit kishin zhvilluar një takim të dytë në Samitin e G20 i cili nuk ishte njoftuar më parë për median.
Agjencia zyrtare e lajmeve TASS citon zëdhënësin e Kremlinit, Dmitri Peskov, i cili ka thënë se biseda joformale në darkën e liderëvenë G20 nuk është pasuar nga një takim i dytë i fshehtë.
Më parë gjatë ditës, Putin dhe Trump u takuan për herë të parë dhe diskutuan rreth ndërhyrjes së supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve të vitit të kaluar.