Dmitri Chirciu
18 prill 2022•Përditësim: 18 prill 2022
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se Ukraina me mbështetje të vendeve perëndimore do të bëjë "provokime" në disa rajone më 24 prill, gjatë Festës ortodokse të Pashkëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Mbrojtjes në Ministrinë ruse të Mbrojtjes, Mikhail Mizintsev, dha deklarata lidhur me luftën që kanë filluar në Ukrainë.
Ai mbrojti idenë se administrata e Kievit do të bëjë "provokime" të reja. "Regjimi i Kievit, me mbështetjen e disa vendeve perëndimore përfundon përgatitjet për provokimet e tmerrshme lidhur me vdekjen e një numri të madh civilësh në rajonet Zaporizhzhia, Mikolayiv, Odessa dhe Kharkiv. Për këtë u formuan më shumë se 70 grupe me qëllim që të sulmohen kishat ortodokse në natën e Pashkëve (24 Prill)", u shpreh Mizintsev.
Sipas Mizintsev, kjo do të bëhet me arsyetimin, që të fajësohet Rusia "me vrasjen e civilëve ukrainas". Ai u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB), Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që të ndikojnë në administratën e Kievit që të heqë dorë nga veprime të tilla.