Fatjon Cuka
17 nëntor 2026•Përditësim: 17 nëntor 2026
Me ceremoni të ndryshme në Shqipëri sot është shënuar Dita e Çlirimit të Tiranës, raporton Anadolu.
Ceremonia qendrore me rastin 82-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit të Shqipërisë është mbajtur pranë Monumentit "Partizani i Panjohur", me pjesëmarrjen e zyrtarëve dhe përfaqësuesve të organizatave të veteranëve.
Pjesë e ceremonisë ishin zvëndëskryeministrja e Shqipërisë, Albana Koçiu si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, drejtues të Bashkisë së Tiranës, të Prefekturës së Tiranës dhe zyrtarë të tjerë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Bashkia e Tiranës theksoi se shpreh nderim për ata që dhanë gjithçka për lirinë, duke shtuar se: "Kujtesa e tyre jeton ndër breza".
"Me respekt dhe mirënjohje, kujtojmë sot dëshmorët dhe të gjithë ata që kontribuuan në çlirimin e kryeqytetit", thuhet ndër të tjera në reagimin e Bashkisë së Tiranës.
Me rastin e kësaj dite institucionet qendrore dhe vendore në Tiranë organizojnë ceremoni dhe aktivitete të ndryshme përkujtimore.
Çlirimi i Tiranës u realizua më 17 nëntor 1944 nga forcat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare kundër forcave pushtuese naziste.