Ahmet Dursun
16 Janar 2019•Përditësim: 17 Janar 2019
ANKARA (AA) - Prezentuesja e Press TV, televizionit shtetëror iranian në gjuhën angleze, Merzieh Hashemi, është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me "akuza të panjohura", transmeton Anadolu Agency (AA).
Press TV raportoi se Hashemi është arrestuar me "akuza të panjohura" në St. Louis të shtetit Missouri, ku kishte shkuar për ta vizituar familjen.
"Marzieh Hashemi u arrestua të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar St.Louis Lambert. Pa pasur asnjë akuzë zyrtare ndaj saj, FBI e dërgoi në një qendër arresti në Washington", tha teleivizoi Press TV.