İbrahim Hakkı Çetinkaya
21 Qershor 2021•Përditësim: 21 Qershor 2021
Flota Amerikane ka përdorur mbi 18 tonë eksploziv për testimin e gatishmërisë luftarake të aeroplanmbajtëses "USS Gerald R. Ford", transporton Anadolu Agency (AA).
Stërvitja detare "Full Ship Shock Trail" zhvillohet në bregun lindor të SHBA-së ndërsa një nga stërvitjet ishte kontrolli i gatishmërisë dhe qëndrueshmërisë së transportuesve të avionëve në kushte të luftës.
Për këtë kontroll u aktivizuan 18,143 kilogramë eksploziv.
Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike (USGS) njoftoi se shpërthimi shkaktoi një tërmet me fuqi prej 3.9 ballë sipas Rihterit.
Pas përfundimit të stërvitjes ushtarake, anija luftarake "USS Gerald R. Ford" do të kthehet në port për riparime dhe modernizim.