Safwene Grira
10 Dhjetor 2015•Përditësim: 11 Dhjetor 2015
YAOUNDE (AA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dërguan automjete të shumta ushtarake në Kamerun për të ndihmuar këtë shtet në luftën kundër grupit rrebel Boko Haram, raporton Anadolu Agency (AA).
Përgjegjësi në Departamentin e pajisjeve ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes të Kamerunit, koloneli Jean Jacques Fuda deklaroi se SHBA-të kanë dërguar mjete të shumta, përfshirë edhe 18 automjete terreni.
Ambasadori amerikan në Kamerun, Michael Stepehen Hoza tha se SHBA-të janë pranë Kamerunit në luftën kundër Boko Haram-it.