Muhammed Bilal Kenasari
13 Janar 2017•Përditësim: 13 Janar 2017
WASHINGTON (AA) – Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, duke përsëritur deklaratat e tij se për ti dhënë fund konflikteve të përjetuara në Siri duhet të dëgjohet zëri i të gjitha palëve, tha se "kjo përfshin kurdët sirianë, arabët sirianë dhe turkmenët sirianë", raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë të përditshme për shtyp Toner ka ripërsëritur qëndrimin se edhe PYD, zgjatimi i organizatës terroriste PKK në Siri duhet të përfshihet në një takim "të mundshëm për të siguruar paqen afatgjatë" në Siri.
Në lidhje me çështjen, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së Toner tha se "Janë kryer shumë komente rreth fjalëve të mia që unë kam shprehur ditën e martë. Që prej një kohe të gjatë e kemi shprehur se për krizën në Siri kërkohet një zgjidhje politike. Ky duhet të jetë një proces i drejtuar nga sirianët dhe me përfaqësim të lartë që drejtohet në paqe dhe unitet".
"Fjalët e mia ditën e martë ishin komente në këtë kontekst. Rezoluta 2254 i KS-OKB-së e thotë shumë qartë se populli i Sirisë duhet të vendosë vetë për të ardhmen e tij. Mendojmë se në këtë proces duhet të dëgjohet fjala e të gjithë sirianëve duke përfshirë kurdët sirianë, arabët sirianë dhe turkmenët sirianë. Fjalët e mia nuk ishin në lidhje se kush të jetë prezent në tryezën e bisedimeve apo se duhet të vazhdojnë nga aty ku kanë mbetur bisedimet e Gjenevës", është shprehur Toner.
Ai ditën e martë duke iu referuar organizatës terroriste PYD ishte shprehur se "edhe kurdët sirianë duhet të jenë të përfshirë në këtë proces".
Ndaj pyetjes "Po shprehni se PYD-ja duhet të jetë në tryezën e bisedimeve"? Toner ishte përgjigjur se "Sipas mendimit tonë edhe ata në këtë pikë duhet të jenë një pjesë e këtij procesi. PYD është një grup i përfaqësuar në terren. Edhe zëri i tyre duhet të dëgjohet për zgjidhjet afatgjatë".