Zehra Ulucak
20 Dhjetor 2017•Përditësim: 20 Dhjetor 2017
NEW YORK (AA) – Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara (OKB), Nikki Haley, kërkoi ndëshkimin e Iranit, të cilin qeveria amerikane e akuzon për shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit (KS) të OKB-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë fjalimit të saj në mbledhjen e mbajtur në KS-OKB, Haley kërkoi ndëshkimin e Iranit, duke pretenduar se me furnizimin me raketa të Lëvizjes Husi në Jemen, Irani ka “shfaqur sjellje destabilizuese” dhe ka “shkelur në mënyrë të rrezikshme” rezolutat e Këshillit.
Duke folur për marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në vitin 2015 nga Irani dhe shtetet 5+1 (SHBA, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Gjermania), Haley tha se në ditët në vijim SHBA-të do të takohen me anëtarët e Këshillit lidhur me qëndrimin e Iranit.