Hakan Ceyhan Aydoğan,Emre Gürkan Abay
03 Prill 2017•Përditësim: 04 Prill 2017
MOSKË (AA) - Zëdhënësja e Komitetit të Hetues të Rusisë, Svetlana Petrenko, ka deklaruar se shpërthimi në metronë në Shën Petersburgut është kryer në mesin e dy stacioneve dhe se makinisti ka dhënë një vendim të drejtë duke mos ndalur trenin, raporton Anadolu Agency (AA).
Petrenko, në një deklaratë për gazetarët në Shën Petersburg ka publikuar informacionet e para të hetimit.
Pasi ka pohuar se bomba e vendosur në vagon ka shpërthyer teksa treni ishte në lëvizje mes stacionit "Sheshi Sennaya" dhe "Instituti Teknologjik", Petrenko tha se "Makinisti ka marrë një vendim të drejtë duke mos ndalur trenin. Përparimi i trenit deri në stacion ka lehtësuar evakuimin dhe ka penguar rritjen e numrit të vdekjeve."
Ndër të tjera Petrenko ka shtuar se në lidhje me shpërthimin ka nisur një hetim, ku hetohet edhe për sulm terrorist, por se janë duke vlerësuar çdo mundësi.
Ndërkohë, Ministrja ruse e Shëndetësisë, Veronika Skvortsova, është shprehur se në shpërthimin e dyfishtë kanë humbur jetën 10 persona, si dhe 47 të tjerë janë plagosur nga të cilët gjashtë prej tyre janë rëndë.
Stacionet "Sheshi Sennaya" dhe "Instituti Teknologjik" ndodhen në një pikë ku mund të konsiderohen qendra e Shën Petersburgut dhe kanë një përdorim masiv ku përdoren afërsisht nga 60 mijë persona në ditë.