Servet Günerigök
12 Nëntor 2019•Përditësim: 13 Nëntor 2019
Sipas një ankete nga “Axios/Survey Monkey”, shumica e amerikanëve “ndjehen si të huaj” në vendin e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Anketa tregon se 60 për qind e të rriturve thanë se janë dakord se “gjërat kanë ndryshuar aq shumë sa që shpesh ndjehem si i huaj në vendin tim”.
Anketa po ashtu zbuloi se 67 për qind e të anketuarve janë të zemëruar për mënyrën se si po ecin gjërat në vend. Po ashtu, 62 për qind e konsideruan veten të zemëruar për ngjarjet aktuale dhe lajmet.
Më shumë se gjysma e të anketuarve apo 59 për qind e tyre thanë se gjërat në SHBA tani janë drejtuar në drejtim të gabuar.
Të anketuarve po ashtu iu kërkua të përgjigjen për mënyrën se si presidenti amerikan, Donald Trump, po manovron me punën e tij, ku 54 për qind nuk konfirmuan, ndërsa 44 për qind konfirmuan.
Anketa u zhvillua në periudhën 17-20 tetor, pothuajse një javë para se Demokratët e Shtëpisë të nisin të hetim për impiçment zyrtar, pas pretendimeve të një kallëzuesi se presidenti u përpoq t’i bëj presion Ukrainës për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Trump, një republikan, ka akuzuar demokratët për humbje kohe dhe thotë se hetimi i Dhomës është një “linçim”, duke theksuar se nuk ka bërë asgjë të keqe.