Zehra Nur Düz
27 prill 2020•Përditësim: 29 prill 2020
Tre civilë u vranë në një sulm izraelit me raketa pranë kryeqytetit të Sirisë Damask të hënën, njoftoi media shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmi shënjestroi vendbanime civile në qytetet Al-Hujaira dhe Al-Adliya, sipas Agjencisë Siriane Arabe të Lajmeve (SANA).
Po ashtu gjatë sulmit u plagosën katër civilë të tjerë, në mesin e të cilëve një fëmijë. Më parë, forcat ajrore siriane interceptuan sulmet raketore izraelite, tha SANA.
Siria është zhytur në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit u përpoq të shuaj protestat pro-demokracisë me dhunë të paparë.
Që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur, sipas zyrtarëve të OKB-së.
Që nga fillimi i luftës civile, Izraeli ka kryer sulme ndaj forcave të Hezbollahut të mbështetura nga Irani dhe ushtria Siriane, duke pretenduar se herë pas here janë shkrepur raketa nga Siria dhe Lartësia e Golanit në territorin e tij.