Emel Öz
30 Dhjetor 2021•Përditësim: 30 Dhjetor 2021
Themeluesi i kompanisë Tesla dhe kompanisë së teknologjisë hapësinore SpaceX, Elon Musk mohoi pretendimet se satelitët Starlink zënë shumë vend në hapësirë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për "Financial Times" në lidhje me kritikat ndaj projektit Starlink, Musk tha se ka vend për miliarda satelitë në hapësirë.
Sipas tij, hapësira është e madhe dhe satelitët janë shumë të vegjël. "Ne nuk penguam askënd të bënte asgjë", tha Musk.
Kina u ankua ndaj Musk në Zyrën e Çështjeve Hapësinore të Kombeve të Bashkuara (UNOOSA) me arsyetimin se satelitët e lëshuar si pjesë e projektit Starlink paraqesin rrezik për stacionin hapësinor.
Në dokumentin e dorëzuar në UNOOSA, Kina njoftoi se duhej të zbatonte "masat e kontrollit të përplasjes" për të parandaluar përplasjen e satelitëve Starlink të lëshuar nga SpaceX në korrik dhe tetor në stacionin hapësinor.
Kina i ka bërë thirrje SHBA-së të mbrojë stacionin hapësinor nga satelitët e lëshuar nga SpaceX.
SpaceX planifikon të krijojë një rrjet prej 12 mijë satelitësh në orbitën e tokës me satelitët Starlink. Projekti synohet të përfundojë në vitin 2027.