Gözde Bayar
17 Qershor 2019•Përditësim: 18 Qershor 2019
Spanja ka miratuar një zgjatje prej gjashtë muajsh të vendosjes së raketave të mbrojtjes ajrore Patriot në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë nga burimet diplomatike spanjolle, vendi do të zgjasë vendosjen e raketave të saj në provincën jugore turke Adana deri në fund të këtij viti.
Procesi i zgjatjes do të njoftohet zyrtarisht pas një miratimi nga NATO-ja.
Raketat e mbrojtjes ajrore Patriot të Spanjës janë vendosur në Adana që nga viti 2015 pas kërkesës së Turqisë për ndihmën e NATO-s.