Hasan Esen
02 Dhjetor 2015•Përditësim: 02 Dhjetor 2015
BRUKSEL (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në Bruksel deklaroi se Britania e Madhe në bazën ajrore Incirlik në Turqi do të dërgojë një avion, ndërsa Danimarka në Mesdhe do të zhvendos anijen për t’i dhënë mbështetje mbrojtjes së hapësirës ajrore turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai kujtoi se NATO ka kohë që mbështet mbrojtjen ajrore të Republikës së Turqisë.
“Atë do ta vazhdojmë edhe më tej. Për shembull, Britania e Madhe ka njoftuar se është e gatshme që në bazën ajrore në Incirlik në Turqi të dërgojë një avion. Danimarka në kuadër të mbrojtjes së mbrojtjes detare të NATO-s në Mesdhe do të zhvendos anijen. Këto vendime janë planifikuar para asaj që ndodhi javën e kaluar. Ky është një vendim që më herët e kemi marrë”, tha Stoltenberg.