Vedat Yücebaş
21 Shkurt 2017•Përditësim: 21 Shkurt 2017
BURSA (AA) – Studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët kanë ardhur në Bursa në kuadër të projektit Kultura të Përbashkëta dhe Ide të Përbashkëta të Organizatës së Biznesmenëve Arkitektë dhe Inxhinierë në Bursa (BUMIAD) të Turqisë kanë festuar përvjetorin e 9 të pavarësisë së Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).
Me rastin e Ditës Kombëtare të Kosovës, Organizata Kulturore për Solidaritet të Turqve të Shkupit dhe të Kosovës ka realizuar një eveniment në Qendrën e Kulturës dhe Kongresit Ataturk Merinos (Merinos AKKM).
Në kuadër të projektit Kultura të Përbashkëta dhe Ide të Përbashkëta të BUMIAD, studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët ndodhen në Bursa, në këtë eveniment kanë festuar ditën e pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i Komunës së qytetit të Bursës Recep Altepe, mbajti një fjalim me rastin e këtij evenimenti. “Kosova është një pjesë e jonë, është një shtet ku jetojnë shokët, vëllezërit dhe farefisi ynë. Nësë Kosova është e lumtur edhe ne jemi të lumtur, nëse Kosova mërzitet edhe ne do të jemi të mërzitur", tha Altepe.
Në eveniment, morën pjesë edhe Ambasadori i Kosovës në Ankara Avni Sipahiu, përgjegjës dhe anëtarë nga Organizata Kulturore për Solidaritet të Turqve të Shkupit dhe të Kosovës si dhe kryetari i BUMIAD, Orhan Efe.