Mahmoud Barakat
13 Nëntor 2018•Përditësim: 13 Nëntor 2018
BAGDAD (AA) – Së paku nëntë persona janë vrarë gjatë një sulmi të armatosur që ndodhi mbrëmë në një shtëpi në provincën irakiane Anbar, raporton Anadolu Agency (AA).
Majori i ushtrisë irakiane, Jamal al-Halbusi, për AA tha se një grup i sulmuesve të armatosur kreu sulm mbi shtëpinë banimi të një nga luftëtarët e milicisë shiite Hashd al-Shaabi.
Sulmi ndodhi në lindje të Ramadisë, ndërsa forcat irakiane të sigurisë pohojnë se prapa këtij sulmi qëndron organizata terroriste DEASH.
Sulmuesit ishin në uniforma të maskuara. “Në mesin e viktimave ishin tre vëllezërit, përfshirë prijësin e fisit Abu mari”, tha Al-Halbusi.
Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.