Sayed Khodaberdi Sadat
04 Qershor 2019•Përditësim: 05 Qershor 2019
Së paku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur në sulmin me bombë që sot në mëngjes ndodhi para një xhamie në qytetin verior afgan Nahreyinu, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë në krahinën Baglan, Ahmet Javid Besharat, për AA tha se bomba në motoçikletë u aktivizua para xhamisë në qendër të qytetit.
Shpërthimi ndodhi në momentin kur besimtarët dilnin nga xhamia në të cilën falën namazin e Bajramit.
Në mesin e të plagosurve ka edhe në rrezik jete, ndërsa policia po kërkon sulmuesit.
Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.