Halit Süleyman
17 Maj 2016•Përditësim: 17 Maj 2016
IDLIB (AA) - Si pasojë e sulmeve me raketa nga forcat e regjimit në Siri ndaj lagjes Badama të qarkut Cesr eş-Şuğur në Idlib, kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa u plagosën 5 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i mbrojtjes civile në Badama, Muhammed Huber, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se forcat e Asadit kanë kryer sulm me raketa ndaj lagjes Badama.
Ai ka bërë të ditur se nga sulmet humbën jetë 12 civilë dhe u plagosën 5 të tjerë. Gjithashtu theksohet se nga sulmet e regjimit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.