Hakan Çopur
08 qershor 2017•Përditësim: 08 qershor 2017
WASHINGTON (AA) – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Princin Trashëgimtar të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Muhammed bin Zayed El Nahyan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trump në bisedën telefonike me Princin El Nahyan ka diskutuar për çështjet si rëndësia e stabilitetit rajonal dhe ndalimit të financimit të ekstremizmit radikal.
“Fillimisht dhe ajo çka është më kryesorja të dy udhëheqësit u dakorduan për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Rijad për të luftuar financimin e ekstremizmit dhe të grupeve terroriste. Po ashtu presidenti (Trump) theksoi ruajtjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit për promovimin e stabilitetit rajonal", thuhet në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë.
Në deklaratë po ashtu u bë e ditur se të dy uhdëheqësit kanë diskutuar për temat si mposhtja e terrozmit dhe ndalimi i financimit të ekstremizmit radikal.
Trump dje kishte zhvilluar biseda telefonike të ndara edhe me Mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz dhe me Emirin e Katarit Sheyh Temim bin Hamad Al Sani, ku kishte bërë shkëmbime të mendimeve lidhur me krizën mes shteteve arabe dhe Katarit.
Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti dhe Jemeni kishin njoftuar se kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin “duke e akuzuar se po e mbështet terrorizmin”.
EBA dhe Bahreini duke e mbyllur hapësirën ajrore të tyre për Katarin, kërkuan largimin e diplomatëve të këtij vendi nga shtetet e tyre brenda 48 orëve. Kësaj bllokadeje diplomatike ndaj Katarit, iu bashkuan edhe Ishujt Maldive dhe qeveria e e Tobrukut në Libi, mbështetës i gjeneralit puçist Halife Hafter e cila nuk ka legjitimitet nga bashkësia ndërkombëtare.