Michael Hernandez
24 qershor 2019•Përditësim: 25 qershor 2019
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka imponuar sanksione ndaj udhëheqësit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei dhe zyrës së tij mes tensioneve në vazhdim me Iranin, raporton Anadolu Agency (AA).
“Mendoj se shumë përmbajtje është treguar nga ne, por kjo nuk do të thotë se do ta tregojmë atë edhe në të ardhmen”, tha Trump në Zyrën Ovale përderisa nënshkroi hyrjen në fuqi të dënimeve.
I pyetur në veçanti nëse veprimet e ndërmarra të ditës së sotme ishin përgjigje e rrëzimit të javës së kaluar të dronit amerikan, Trump tha se sanksionet “gjithsesi do të ndodhnin”.
SHBA-të dhe Irani janë me qëndrime të kundërta në vendndodhjen e dronit amerikan kur ai u rrëzua nga një raketë iraniane sipërfaqësore. Irani këmbëngul se droni ka shkelur në hapësirën ajrore të saj, ndërsa nga Washingtoni ky pretendim mohohet dhe thotë se droni ishte në hapësirën ajrore ndërkombëtare.
Pak pasi Trump njoftoi sanksionet e reja, sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, në Shtëpinë e Bardhë u tha gazetarëve se sanksionet mbi udhëheqësin suprem iranian dhe zyrën e tij synojnë bllokimin e aseteve në vlerë miliarda dollarëshe.
Përveç sanksioneve mbi Khamenei, SHBA sanksionoi edhe tetë liderë të lartë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, duke përfshirë edhe komandantët e forcave të saj ajrore dhe tokësore, si dhe pesë liderë të rajoneve detare.
“Trump ka udhëzuar që ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, të sanksionet më vonë këtë javë”, tha Mnuchin, duke shtuar se aleatët e SHBA-ve ende nuk janë konsultuar mbi valën e re të sanksioneve mbi Iranin.
Tensionet midis SHBA-ve dhe Iranit janë në rritje që nga maji i vitit 2018, kur Washingtoni në mënyrë të njëanshme u tërhoq nga marrëveshja e rëndësishme midis Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe Gjermania dhe BE-ja.
Që atëherë, SHBA-të kanë filluar një fushatë diplomatike dhe ekonomike për të rritur presionin ndaj Iranit për ta detyruar të rinegociojë marrëveshjen.
Një pjesë e fushatës së saj ka përfshirë ri-imponimin e sanksioneve amerikane mbi eksportet e naftës iraniane, e cila ka çuar ekonominë iraniane në një ulje kulmore.
Javën e kaluar SHBA dhe Irani arritën në prag të luftës, si pasojë e rrëzimit të dronit amerikan nga Irani. Ndërkohë, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se ai hoqi dorë minutën e fundit nga një sulm hakmarrës kundër Iranit sepse nuk do të ishte “përgjigje proporcionale”.
SHBA-të po ashtu kanë rritur praninë ushtarake në Lindjen e Mesme duke i përdorur kërcënimet nga Irani si arsyetim për veprimet.
Dy javë më parë, administrata e presidentit amerikan njoftoi se do të dërgojë një mijë trupa shtesë në Lindjen e Mesme, duke theksuar “kërcënimet në rritje nga Irani”.