Merve Gül Aydoğan Ağlarcı
07 Tetor 2022•Përditësim: 07 Tetor 2022
Türkiye ka përkujtuar atasheun e shtypit në ambasadën turke në Athinë, Çetin Görgün, i cili 31 vite më parë u qëllua me armë zjarri para shtëpisë së tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Kujtojmë me respekt martirin tonë Çetin Görgün, atasheun e shtypin në ambasadën turke në Athinë, i vrarë në sulmin e tmerrshëm nga organizata terroriste më 7 tetor 1991", shkroi në Twitter Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiye-s.
Gjithashtu edhe drejtori i komunikimeve në presidencën turke, Fahrettin Altun, kujtoi diplomatin turk në rrjetet sociale, duke postuar një video në lidhje me sulmin terrorist.
Dimitris Koufodinas ishte autor i vrasjes ndaj atasheut Görgün, i cili u qëllua me armë zjarri në vitin 1994.
Koufodinas dikur ishte udhëheqës i grupit terrorist ’17 Nëntori’, tashmë i shpërbërë, i cili u konsiderua përgjegjës për vrasjen e një serie të gjatë zyrtarësh.
Në vitin 2003, Koufodinas u dënua se i përkiste grupit terrorist ’17 Nëntori’.
’17 Nëntori’ ishte aktive në Greqi midis viteve 1975 dhe 2002. Grupi konsiderohet përgjegjës për vrasjen e 23 personave në gjithsej 103 sulme, të cilat kishin në shënjestër veçanërisht shtetasit amerikanë, britanikë, turq dhe grekë.