Servet Günerigök
07 qershor 2023•Përditësim: 08 qershor 2023
Ndikimi i zjarreve në pyje në Kanada është përhapur edhe në New York të SHBA-së ndërsa tymi i shkaktuar nga zjarret po ndikon në cilësinë e ajrit në metropol, raporton Anadolu.
Horizonti i Manhatanit është mbuluar me një mjegull të kuqërremtë.
Sipas faqes së internetit "AirNow", indeksi i cilësisë së ajrit ishte 220 dhe u vlerësua si "shumë i pashëndetshëm".
Njujorkezët me sëmundje kronike, të moshuarit, fëmijët dhe adoleshentët këshillohen të përmbahen nga aktivitetet fizike në natyrë.
Më shumë se 400 zjarre janë aktive në Kanada ndërsa 249 besohet se janë jashtë kontrollit.
"Që nga fillimi i vitit 2023, në Kanada janë regjistruar 2.214 zjarre, ku janë djegur rreth 3.3 milionë hektarë", tha ministri kanadez i Sigurisë Publike, Bill Blair.