Emel Öz
02 Gusht 2021•Përditësim: 02 Gusht 2021
Një tërmet me magnitudë 5,9 ballë ka ndodhur në rajonin Papua të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra Amerikane e Vrojtimeve Gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti ndodhi me epiqendër 180 kilometra në verilindje të qytetit Tual.
Ende nuk janë raportuar viktima ose të lënduar nga tërmeti, i cili ka ndodhur në një thellësi prej 13 kilometrash.
Autoritetet nuk paralajmëruan cunami pas tërmetit.