Ruslan Rehimov
28 Prill 2022•Përditësim: 28 Prill 2022
Ukraina pretendon se ushtria ruse ka humbur të paktën 22.800 ushtarë, 187 avionë, 155 helikopterë dhe 970 tanke në luftën që filloi kundër këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës njoftoi të dhënat për humbjet e palës ruse në periudhën nga 24 shkurti deri më 28 prill.
Në njoftim thuhet se janë vrarë 22.800 ushtarë rusë dhe se pala ruse ka humbur 187 avionë, 155 helikopterë, 970 tanke, 2.389 automjete të blinduara, 431 topa, 151 sisteme raketore dhe 71 sisteme të mbrojtjes ajrore.
Forcat ruse humbën 1.688 automjete, tetë anije dhe varka, 76 tanke dhe 215 dronë.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë më 25 mars thuhet se 1.351 ushtarë rusë kanë humbur jetën në Ukrainë.