Davit Kachkachishvili
10 Qershor 2022•Përditësim: 11 Qershor 2022
Zhvillimet në vijën e frontit, ku u zhvilluan përleshje intensive mes ushtrisë ruse dhe ukrainase në rajonin e Kharkivit, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, u filmuan nga ekipi i Anadolu Agency (AA).
Bëhet e ditur se shpesh dëgjohen shpërthime në vijën e frontit, e cila ndodhet afërsisht 30 kilometra nga Kharkivi dhe është skena e përleshjeve në të cilat të dyja palët përdorin mortaja dhe mjete ajrore pa pilot.
Vija e frontit, e cila është pika e ashpër e përleshjeve ku përdoren mortaja, ka qenë linja e luftimeve midis forcave të armatosura ruse dhe ukrainase që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Ushtarët ukrainas, të cilët ndodhen në strehimore të përgatitura posaçërisht në rajonin ku janë duke u rritur temperaturat e motit, vijojnë vëzhgimin për 24 orë.
Edhe pse shumica e familjeve janë larguar nga shtëpitë e tyre në fshatrat e rajonit, një numër i vogël i të moshuarve, të cilët nuk kanë mjete apo nuk kanë ku të shkojnë, janë të zënë me punën e tyre të përditshme.
Forcat ruse kanë nisur sulmet me raketa pothuajse çdo ditë kohët e fundit ndaj qytetit të Kharkivit.
Vija e frontit me shumë pika kontrolli, e cila filloi pasi kaloi qytetin Chuhuiv, kuptohet edhe nga tymi në rritje në rajon.
Luftimet nuk zhvillohen nga afër por përdoren më shumë mortaja
Ushtari ukrainas Roman (49), i cili qëndroi me ushtarë të tjerë në një strehë në front dhe nuk donte të zbulonte mbiemrin e tij, tha se lufta vazhdoi në rajon me sulme kryesisht artilerike.
Roman tha se përleshjet në rajon vazhdojnë pandërprerë me helikopterë dhe mjete ajrore pa pilot.
Ushtari Aleksander Zalezniyak tha se përleshjet vazhduar për 24 orë dhe për këtë nuk ka pasur mundësi të shohë gruan dhe fëmijët për muaj të tërë.