Zehra Nur Düz
20 Nëntor 2019•Përditësim: 20 Nëntor 2019
UNICEF-i sot shënoi Ditën Botërore të Fëmijëve për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e fëmijëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë vit shënohet 30-vjetori i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve.
"Derisa shënojmë 30-vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, le të shohim përpara 30 vitet e ardhshme dhe të angazhohemi të dyfishojmë përpjekjet tona për të siguruar që të mos lëmë asnjë fëmijë prapa", tha përmes Twitterit, Henrietta Fore, drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it.
"Fëmijët dhe të rinjtë po marrin drejtimin dhe kërkojnë veprime urgjente për çështjet për të cilat i tangojnë", tha ajo.
Fore theksoi se Dita Botërore e Fëmijëve u jep udhëheqësve botërorë një "mundësi të rëndësishme" për të theksuar angazhimin e të drejtave të fëmijëve në të gjithë botën dhe t'u rekomandojnë të drejtat e tyre.
"Ashtu si fëmijët e vitit 1989 kanë dalë si udhëheqës të sotëm, ju fëmijët dhe të rinjtë e vitit 2019 jeni udhëheqës të së ardhmes. Ju na frymëzoni”, tha Fore në një letër të hapur për fëmijët e botës.
Fore shprehu dëshirën e saj për të punuar së bashku me fëmijët për të gjetur zgjidhjet e nevojshme për të "trajtuar sfidat e sotme" dhe "të ndërtojnë të ardhme më të mirë" për veten dhe botën që do të trashëgojnë.