Ruslan Rehimov
06 Gusht 2021•Përditësim: 10 Gusht 2021
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka njoftuar se trupat e ushtrisë armene hapën zjarr mbi pozicionet e Azerbajxhanit në Republikën Autonome Nakhchivan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria tha se nga pozicionet pranë fshatit Arazdeyen të provincës Vedi të Armenisë u hap zjarr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në provincën Sederek të Nakhchivan-it.
Gjithashtu thuhet se nuk pati viktima në mesin e ushtarëve azerbajxhanas dhe se palës armene iu dha përgjigje me sulm hakmarrës.