Mustafa Deveci
21 Qershor 2021•Përditësim: 21 Qershor 2021
Frcat izraelite arrestuan 15 palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, në orët e mbrëmjes forcat izraelite bastisën pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor.
Forcat izraelite arrestuan 15 palestinezë për akuza të ndryshme gjatë këtyre bastisjeve.
Forcat izraelite të cilat shpesh kontrollojnë shtëpitë në Bregun Perëndimor të okupuar dhe në Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezët për akuza të ndryshme.
Disa palestinezë përfshirë gratë dhe fëmijët, mbahen në qendrat e paraburgimit për ditë me radhë, pas arrestimeve që janë bërë të zakonshme në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor.