Ruslan Rehimov
30 Shtator 2020•Përditësim: 30 Shtator 2020
Ushtria armene sot në mëngjes ka granatuar qytetin Terter të Azerbajxhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se gjatë sulmit janë dëmtuar objekte civile dhe se në sulm janë plagosur disa civilë.
Forcat armane të dielën në mëngjes kryen sulme të reja mbi pozita dhe vendbanime azerbajxhanase ndërsa forcat azerbajxhanase iu kundërpërgjigjen sulmeve mbi pozita armene.
Autoritetet armene më pas shpallën mobilizim të përgjithshëm dhe gjendje lufte për shkak të përleshjeve në rajonin e Malësisë së Karabakut ndërsa edhe autoritetet e Azerbajxhanit shpallën gjendje lufte për 18 rajone, përfshië edhe kryeqytetin Baku. Nga viti 1991 ushtria armene ilegalisht pushtoi Malësinë e Karakabut, që është territor i njohur ndërkombëtarish i Azerbajxhanit.
Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese armene nga Malësia e Karabakut dhe nga shtatë rajone tjera të okupuara azerbajxhanase.