İdris Okuducu
16 Tetor 2017•Përditësim: 16 Tetor 2017
ERBIL (AA) - Agjencia për Siguri që vepron në korniza të Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut, ka thënë se forcat irakiane të sigurisë në orët e hershme të së hënës kanë filluar një operacion për të marrë nga forcat peshmerga burimet e naftës dhe bazat ushtarake në pjesën veriore të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri i Irakut kërkon mbrojtjen e civilëve në Kirkuk
Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, urdhëroi forcat e sigurisë të mbrojnë jetën e të gjithë njerëzve në Kirkuk.
Siç njoftoi radiotelevizioni i Irakut, Abadi ka kërkuar nga forcat e sigurisë të vendosin një bashkëpunim me banorët lokalë dhe me forcat kurde peshmerga në atë rajon.
Agjencia për Siguri që vepron në korniza të Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut, tha më herët se forcat irakiane të sigurisë kanë filluar një operacion për të marrë nga forcat peshmerga burimet e naftës dhe bazat ushtarake në pjesën veriore të vendit.