Abdel Ra'ouf Daoud Abdel Ra'uof Arnaout,Mehmet Nuri Uçar
09 Tetor 2017•Përditësim: 09 Tetor 2017
JERUSALEM (AA) - Ushtria izraelite në Bregun Perëndimor ka arrestuar 16 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se forcat e sigurisë kanë bastisur shtëpitë në disa zona të Bregut Perëndimor dhe se palestinezët ishin ndaluar për "pjesëmarrje në ngjarje të dhunshme".
Forcat izraelite shpesh bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem duke arrestuar palestinezët nën akuza të ndryshme.