Aness Suheil Barghoti
04 Janar 2017•Përditësim: 04 Janar 2017
RAMALLAH (AA) – Forcat izraelite kanë arrestuar dhjetëra palestinezë gjatë bastisjeve të mbrëmshme në Bregun Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ushtarët kanë arrestuar 25 palestinezë anembanë Bregut Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Ushtrisë së Izraelit e cila thekson se 16 nga të arrestuarit dyshohen për “aktivitete terroriste", ndërsa pjesa tjetër dyshohen se janë aktivistë të Hamasit”.
Izraeli e konsideron Hamasin, grup palestinez i rezistencës i cili qeveris me Rripin e Gazës si “organizatë terroriste”.
Ushtria izraelite shpesh kryen fushata gjithëpërfshirëse të arrestimeve në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor me pretekstin se “synon të ndalojë palestinezët e kërkuar nga autoritetet okupuese izraelite”.
Ministria palestineze për Çështjen e të Burgosurve thotë se aktualisht janë mbi 7.000 palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.