Sinan Doğan
28 Shtator 2021•Përditësim: 28 Shtator 2021
Të paktën 10 militantë janë neutralizuar si pasojë e operacionit të ushtrisë kolumbiane në lindje të vendit ndaj anëtarëve të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat kolumbiane, në rajonin administrativ Guania, ushtria e cila zhvillonte operacione për një kohë të caktuar për shkak të pranisë së armatosur të FARC-ut, kreu një sulm ajror ndaj kampit të organizatës.
Zyrtarët njoftuan se në sulm janë vrarë 10 militantë, përfshirë 2 anëtarë të lartë të FARC-ut.
Bëhet e ditur se një sasi e madhe municionesh u sekuestruan gjatë aktiviteteve të kërkimit në kamp.
Ushtria më parë në të njëjtin rajon kreu operacione të tjera, ku neutralizoi 3 anëtarë të FARC-ut.