Handan Kazancı
15 Maj 2020•Përditësim: 15 Maj 2020
Kolumbia të enjten njoftoi se katër pjesëtarë të grupit të armatosur të krahut të majtë Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN) janë vrarë nga forcat e sigurisë, përfshirë një komandant, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Mbrojtjes, Carlos Holmes Trujillo, publikoi një video të operacionit në zonën rurale Montecristo të provincës Bolivar.
Trujillo tha se komandanti, i njohur edhe si "Mocho Tierra", u vra së bashku me tre rebelë të tjerë.
Në mars, ELN njoftoi armëpushim një mujor duke filluar nga 1 prilli, derisa vendi përballej me një rritje të rasteve të koronavirusit të ri.
Qeveria e presidentit Ivan Duque vendosi t’i ndalojë bisedimet paraprake mbi një marrëveshje paqeje pasi grupi gueril vrau 22 persona dhe plagosi shumë të tjerë me autobombe në janar të vitit 2019 në Akademinë e Policisë së Përgjithshme Santander në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota.