Beyza Binnur Dönmez
22 Mars 2021•Përditësim: 23 Mars 2021
Kompania farmaceutike AstraZeneca njoftoi se vaksina e saj mbi koronavirusin (COVID-19) është 79 për qind efektive kundër virusit simptomatik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas gjetjeve nga provat e fazës se 3-të në SHBA, vaksina ka 100 për qind efikasitet kundër sëmundjeve të rënda ose kritike dhe shtrimit në spital dhe është 80 për qind efektive tek personat mbi 65 vjeç, tha kompania në një njoftim.
"Kjo analizë vërteton vaksinën AstraZeneca COVID-19 si një opsion shtesë të vaksinimit, duke ofruar besim se të rriturit e të gjitha moshave mund të përfitojnë nga mbrojtja kundër virusit", tha Ann Falsey, profesoreshë në Universitetin Rochester, SHBA, bashkë-udhëheqëse dhe hetuese kryesore për provat.
Kompania do të paraqesë analizën e saj primare në Administratën amerikane të Ushqimit dhe Barnave për autorizimin e përdorimit emergjent "në javët e ardhshme".
Gjetjet u bazuan në 32.449 pjesëmarrës që grumbulluan 141 raste simptomatike të COVID-19 dhe përfshiu dy doza të administruara në një interval katër javor.