Hakan Ceyhan Aydoğan
05 Janar 2016•Përditësim: 05 Janar 2016
MOSKË (AA) - Kreu i Shërbimit Informativ Ushtarak rus (GRU), Igor Sergun ka vdekur në Moskë në moshën 58 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, nuk janë dhënë informacione në lidhje me vdekjen e tij, i cili që nga viti 2011 është në krye të këtij institucioni.
Gjithashtu edhe presidenti rus, Vladimir Putin shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit pas vdekjes së "papritur" të gjeneralit rus.
Kreu i GRU-së, Igor Sergun ishte në "listën e zezë" të SHBA-ve dhe BE-së pas aneksimit të Krimesë.