Ali Murat Alhas
10 Shtator 2019•Përditësim: 10 Shtator 2019
Forcat irakiane të sigurisë sot kanë vrarë 15 terroristë të DEASH-it në provincën veriore qendrore Saladin në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).
Lejtnanti Numan al-Jouburi tha për AA tha se përplasjet shpërthyen në veri të qytetit dhe personeli i sigurisë irakiane u mbështet me sulme ajrore.
Ai tha se përveç terroristëve që u vranë, nëntë të tjerë u kapën.
Në vitin 2017, autoritetet irakiane njoftuan se DEASH ishte mposhtur dhe se vendi ka marrë territoret e mbajtura dikur nga grupi terrorist.
Sidoqoftë, terroristët e DEASH-it ende janë të pranishëm në zonat rurale të Anbar, Diyala, Kirkuk, Saladin dhe Mosul dhe kryejnë akte terroriste kundër civilëve.