İdris Okuducu
14 prill 2017•Përditësim: 15 prill 2017
MOSUL (AA) - Në kuadër të operacioneve ushtarake në Irak, për të çliruar nga terroristët e DEASH-it pjesën perëndimore të qytetit të Mosulit, është vrarë i ashtuquajturi “myftiu kryesor” i organizatës terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia Federale e Irakut, ka njoftuar se “në sulmin e forcave të sigurisë në afërsi të spitalit në perëndim të Mosulit, është vrarë Abdullah Yunus al-Bedrana, me emrin e koduar Abu Eyub".
Në kumtesën e policisë thuhet më tej se janë varrë edhe dy terroristë të tjerë, përgjegjës për stacionimin e ushtarëve të DEASH-it.
Më 19 shkurt të këtij viti, forcat irakiane të sigurisë nisën fushatën ushtarake për të çliruar pjesën perëndimore të Mosulit, e cila mbahet në kontroll nga DEASH-i.