Barış Seçkin
02 korrik 2026•Përditësim: 02 korrik 2026
Vullkani Etna në ishullin e Siçilisë të Italisë ka nxjerrë hi dhe lavë, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga burime lokale, aktiviteti vullkanik në Etna vazhdon pas çarjes që u hap më 26 qershor në kraterin "Voragine", i cili ndodhet në majën e vullkanit në një lartësi prej rreth 3 mijë metrash.
Nga çarja në kraterin në fjalë po dalin sasi të ndryshme hiri dhe po rrjedh lavë. Rrjedha e lavës që del nga krateri mund të vërehet edhe nga shpatet lindore të Etnës.
Dega e Katanias e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë të Italisë (INGV), për shkak të aktivitetit të fundit vullkanik në kraterin "Voragine", publikoi kodin paralajmërues "portokalli" për aviatorët që kalojnë mbi këtë rajon, ndërsa u bë e ditur se fluturimet në aeroportin "Fontanarossa" të Katanias, pranë Etnës, nuk janë ndikuar nga nxjerrja e hirit dhe lavës nga vullkani.
Vullkani Etna mban statusin e vullkanit aktiv më të lartë në Evropën kontinentale, me një lartësi prej rreth 3.300 metrash.