Ata Ufuk Şeker
11 Dhjetor 2020•Përditësim: 11 Dhjetor 2020
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë vendosur të ulin emetimet e gazrave serrë me 55 për qind deri në vitin 2030 për të luftuar ndryshimet klimatike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një postim në rrjetet sociale gjatë Samitit të Liderëve të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel dhe ka zgjatur 20 orë deri më tani me pauza të shkurtra, tha se udhëheqësit kanë vendosur objektiva për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë për të luftuar ndryshimet klimatike.
Ai theksoi se Evropa luan një rol kryesor në luftimin e ndryshimeve klimatike.
"Ne kemi vendosur të zvogëlojmë emetimet e gazrave tona me të paktën 55 për qind deri në vitin 2030", deklaroi Michel.
Në samit liderët diskutuan shumë tema, përfshirë luftën kundër koronavirusit (CVID-19), buxhetin e BE-së dhe fondin e rimëkëmbjes, mjedisin dhe Turqinë.