Emre Gürkan Abay
28 Shkurt 2022•Përditësim: 02 Mars 2022
Banka Qendrore e Rusisë njoftoi se rriti normën e interesit nga 9,5 për qind në 20 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga banka janë njoftuar probleme të mundshme në tregjet ruse.
Në deklaratë theksohet se është marrë vendimi për rritjen e normës së interesit me qëllim që kursimet e qytetarëve të mos humbasin vlerën dhe të mbrohet stabiliteti financiar dhe i çmimeve dhe thuhet se është rritur norma e interesit nga 9,5 për qind në 20 për qind me një rritje prej 10,5 pikësh.