Sibel Morrow
03 Mars 2021•Përditësim: 04 Mars 2021
Kompania amerikane e energjisë ExxonMobil ka njoftuar planet për të reduktuar nivelet e stafit në filialet e kompanisë në Singapor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Masa vjen pasi më herët në muajin tetor kompania vendosi të shkurtojë deri në 1.600 vende të punës në filialet e saj evropiane dhe 1.900 në filialet e saj në SHBA, me qëllim për të zbutur ndikimin negativ të koronavirusit të ri (COVID-19) mbi kërkesën e dobët globale të naftës dhe çmimet e ulëta të naftës.
Kompania tha se plani do të ndikojë në 300 pozicione deri në fund të vitit 2021, duke përfaqësuar afërsisht 7 për qind të mbi 4 mijë punonjësve të kompanisë në Singapor.
"Kushtet e pashembullta të tregut që rezultojnë nga pandemia COVID-19 përshpejtuan ri-organizimin e vazhdueshëm dhe ndryshimet e procesit të punës që do të përmirësojnë konkurrencën afatgjate të kompanisë dhe aftësinë për të menaxhuar përmes sfidave afatshkurtra", tha kompania.
Kryetarja dhe drejtorja menaxhuese e kompanisë ExxonMobil për rajonin e Azisë Paqësorit, Geraldine Chin, tha se lëvizja është e vështirë, por e nevojshme për të përmirësuar konkurrencën e kompanisë dhe për të forcuar bazën e saj të biznesit për suksesin në të ardhmen.