Ekip
11 Shtator 2016•Përditësim: 12 Shtator 2016
ATHINË (AA) - Greqia do të dalë nga programi i shpëtimit brenda dy viteve, tha kryeministri Alexis Tsipras në hapjen e një panairi tregtar vjetor të shtunën vonë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas protestave të shumta kundër politikave shtrënguese të qeverisë, Tsipras hapi panairin në Selanik të Greqisë, duke përshkruar planin pesë-hapësh i cili do të nxjerrë Greqinë "përgjithmonë nga programi të cilin ne ishim në gjendje që të shënojmë rritje të qëndrueshme dhe të kënaqshme".