Seyit Aydoğan
01 Tetor 2018•Përditësim: 01 Tetor 2018
TORONTO (AA) - Është arritur marrëveshje në bisedimet për rinovimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA), e cila po negociohej që prej një viti mes SHBA-ve dhe Kanadasë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të institucionit zyrtar publikues të Kanadasë, CBC, të cilin e bazon mbi një zyrtar të lartë kanadez, theksohet se ai ka deklaruar se në orët e vona të natës së të dielës është arritur marrëveshje në negociatat e diskutueshme midis dy vendeve për më shumë se një vit.
Pas dakordimit rreth pjesëve kyçe në bisedimet për rinovimin e NAFTA-s mes Kanadasë dhe SHBA-ve, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka mbledhur kabinetin qeveritar për të diskutuar për zhvillimet.
Ndërkohë zyrtari i lartë kanadez që ka bërë një deklaratë për CBC-në ka bërë të ditur se kryeministri Justin Trudeau, ministrja e Jashtme, Chrystia Freeland dhe ekipi negociator kanë vazhduar bisedimet për gjatë gjithë ditës nga Ottawa nëpërmjet video-konferencës me palën amerikane.
Kryeministri Trudeau në një deklaratë më parë ishte shprehur se "Nuk do të nënshkruaj një marrëveshje të re të NAFTA-s e cila do të përmbajë kushte negative për Kanadanë. Ne do të forcojmë ekonominë, do të bëjmë një marrëveshje për kanadezët për të krijuar vende pune dhe mundësi, dhe ne nuk do të nënshkruajmë një marrëveshje me kushte të pafavorshme".
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë fushatës zgjedhore ka kundërshtuar kushtet e marrëveshjes dhe ka hapur për ridiskutime pas ardhjes në detyrë rinovimin e NAFTA-s. Ndërkohë më parë është arritur dakordimi mes SHBA-ve dhe Meksikës. Trump në kongresin amerikan kishte informuar se kishte qëllimin që deri në fund të muajit nëntor të nënshkruante marrëveshjen NAFTA ku dhe zyrtarët kanë bërë të ditur se teksti i marrëveshjes së re do të ishte i gatshëm më 1 tetor.