Adam Abu-bashal
27 Shkurt 2023•Përditësim: 28 Shkurt 2023
Në Nigeri është zbuluar një fushë e re me naftë dhe gaz, transmeton Anadolu.
Kryetari i Komisionit Rregullator të Prodhimit të Naftës të Nigerisë (NUPRC), Gbenga Komolafe, në një deklaratë tha se pritet një rritje e vëllimit të naftës së papërpunuar për shkak të puseve të reja të naftës që do të ofrojnë 681.000 fuçi naftë bruto dhe 1,52 miliard këmbë (feet) kub gaz standard në ditë.
Rezervat e zbuluara të naftës në Nigeri janë afërsisht 37 miliardë fuçi, që përbëjnë 3,1 për qind të rezervave botërore.
Nigeria, e cila është ndër 15 vendet e para në botë për prodhimin e naftës bruto, renditet e teta në botë me rezervat më të larta të naftës dhe e gjashta për sa u përket eksporteve të naftës.
Në rajonin e Deltës, ku ndodhen vendburimet e naftës, ndodhin incidente si sabotime nga grupe të armatosura, përleshje dhe rrëmbime.