Gökhan Ergöçün
13 Tetor 2020•Përditësim: 13 Tetor 2020
Prodhimi industrial në Turqi në muajin gusht është rritur me 3.4 për qind në nivel mujor dhe 10.4 për qind në atë vjetor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Enti për Statistikë i Turqisë (TurkStat) njoftoi sot se indeksi i repromaterialeve nga 13.6, gjegjësisht 4.8 për qind, ka regjistruar rritjen më të madhe mujore dhe vjetore në gusht.
Me 12.6 për qind, indeksi i mallrave të qëndrushme për konsum të gjerë regjistroi rritjen më të madhe vjetore ndërsa më pas vijon indeksi i industrisë përpunuese me 11.4 për qind.
Indeksi i mallrave të qëndrushme për konsum të gjerë gjithashtu shënoi rënie mujore me 4.6 për qind në gusht ndërsa vetëm indeksi i energjisë regjistroi rënie vjetore prej 0.8 për qind.